Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË

Dinamo si mysafir befason Suharekën

Foto: FCSuhareka/ fb

Dinamo si mysafir befason Suharekën


26 August, 2023 @20:12

Skuadra e përforcuar e Suharekës është befasuar sot në shtëpi, duke u mposhtur nga ekipi i Dinamos së Ferizajit që po debuton në Ligë të Parë - Grupi A! Mysafirët kanë shënuar fitore duke i mposhtur suharekasit me rezultat 1-2 [A. Sadriu 89’ - Dren Gashi 47, A. Klinaku 84].

Duke luftuar gjatë gjithë ndeshjes dhe duke shpërthyer portën kundërshtare në pjesë të dytë, pasi që pjesa e parë përfundoi pa gola, Dinamoja ka arritur të regjistrojë fitoren e parë në këtë edicion të garave dhe në këtë ligë.

Suhareka në anën tjetër nuk arriti assesi të bëj më shumë, pos golit të nderit të shënuar kur tashmë fituesi gati që dihej.

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Dinamoja të shkojë në 4 pikë pas 2 ndeshjeve në Ligën e Parë - Grupi A, ndërsa Suhareka ka 3 pikë, duke qenë se ka një fitore e një humbje pas dy xhirosh.

Në xhiron e radhës, Dinamo pret Drenicën, ndërsa Suhereka udhëton te Trepça.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë