SHUMË RASTE TË HUMBURA NGA VENDASIT!
Prishtina e Re ndalet nga Ramiz Sadiku
9 March, 2024 @21:29
Përkundër se kishin epërsi dy golëshe pas pjesës së parë të ndeshjes, ekipi i Prishtinës së Re ka dominuar edhe në pjesë të dytë, mirëpo Ramiz Sadiku ka shënuar dy herë për të siguruar barazimin, Ramiz Sadiku - Prishtina e Re 2-2 [Andi Bikliqi 66’, Rion Rushiti 78’ - Endrit Baholli 17’, Agustin Rojas 28’].
Me këtë barazim, Prishtina e Re edhe pse është ende lidere, rrezikon që ta humbas atë nëse fiton Ferizaji përballjen e së dielës.
Në anën tjetër Ramiz Sadiku i drejtuar nga Triumf Sinani ka marrë pikë të rëndësishme për të qenë i qetë në mesin e artë të Ligës së Parë — Grupi B.
Ky ka qenë barazimi i katërt i Prishtinës së Re të drejtuar nga Elon Berisha, që edhe në njoftimin e ekipit shkroi për mungesë të fatit dhe shpërdorim të rasteve në fund të ndeshjes, si arsye që nuk arritën fitoren.
Pas XVIII xhirosh, Prishtina e Re e para në renditje ka 40 pikë, ndërsa Ramiz Sadiku ka 22 pikë në pozitë të pestë.
Deri në fund të stinorit janë edhe nëntë xhiro, ndërsa nëntë xhirot e mbetura përcaktohen pasi që të mbyllet komplet xhiroja XVIII.