Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SOKOLI DEBUTON ME FITORE!

Qerkini kthen Dinamon te fitoret, Sokoli debuton me 3 pikë

Foto: KFDinamo/ fb

Qerkini kthen Dinamon te fitoret, Sokoli debuton me 3 pikë


9 March, 2024 @20:05

Ka mjaftuar një gol, për t’ia nisur aventurës në Ferizaj me fitore. Bylbyl Sokoli që u zyrtarizua të premten si kryetrajner i ri i Dinamos nga Ferizaji ka nisur mbarë punën, ndërsa meritori për këtë fillim të tij ka qenë Dardan Qerkini.

Qerkini ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes, ndërsa ka sjellë fitoren e Dinamos ndaj Rilindjes 1974, Dinamo - Rilindja 1974 1-0 [Dardan Qerkini 77’]. Kjo ka qenë fitorja e parë e Dinamos ne pjesën pranverore të stinorit.

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër Rilindja 1974 e drejtuar nga Senad Alirifa tashmë futet në rrezik serioz për mbijetesë në Ligë të Parë, pasi që ekipi qe katër xhiro pranverore nuk ka shijuar fitoren dhe pas 18 xhirosh ka 16 pikë e është i teti në renditje nga dhjetë ekipe që ka ky grup i Ligës së Parë në total.

Dinamoja ndërkaq i rikthehet kreut sot dhe do të pres rezultatin e Suharekës të hënën për të kuptuar nëse do të “fle” në krye të renditjes pas xhiros XVIII. Deri në fund të stinorit janë edhe nëntë xhiro, ndërsa nëntë xhirot e mbetura përcaktohen pasi që të mbyllet komplet xhiroja dhe të luhen të gjitha ndeshjet.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë