Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË!

Arifaj sjell fitore që nxjerr Istogun nga fundi i tabelës

Foto: FCIstogu/ fb

Arifaj sjell fitore që nxjerr Istogun nga fundi i tabelës


10 March, 2024 @21:30

Fitorja e dytë me radhë për Istogun ka bërë që ekipi i drejtuar nga Gani Metaj të dalë nga pozita e fundit në renditje të Ligës së Parë - Grupi A. Ekipi i Istogut falë golit të hershëm të Granit Arifajt ka siguruar fitoren dhe tre pikët e radhës. Arifaj u asistua nga Herolind Berisha në fitore, Drenica - Istogu 0-1 [Granit Arifaj 19’]

Drenica e Gani Sejdiut nuk ka arritur të kundërpërgjigjet në pjesë të dytë assesi dhe kështu Istogu doli me tre pikë nga “Bajram Aliu” duke festuar në fund edhe daljen nga fundi i renditjes.

TABELA AKTUALE

Fitorja ka bërë që Istogu të arrijë kuotën e 18 pikëve nga 18 ndeshje dhe të pozicionohet për dy vende më lartë në krahasim me xhiron e kaluar, duke dalë e teta tash, kurse Drenica me 23 pikë nga 18 ndeshje është e gjashta.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë