Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË MITROVICË

Rahoveci merr barazim në Mitrovicë

Rahoveci merr barazim në Mitrovicë


10 March, 2024 @21:27

Skuadra e Rahovecit ka siguruar pikën e parë jashtë terrenit të vetë në pranverë. Ata kanë barazuar me Trepçën sot si mysafir, ndërsa erdhën të parët në epërsi në fillim të ndeshjes.

Sidoqoftë, vendasit arritën barazimin para se të shkohet në pushim pjesëlojësh, ndërsa në pjesë të dytë rrjetat nuk u tundën më, kështu që ekipet ndanë pikët. Trepça - Rahoveci 1-1 [Ardi Miftari 39’ - Hamid Mullabazi 9’].

TABELA AKTUALE

Me mbylljen e ciklit të dytë të ndeshjeve, Rahoveci me 18 lojë ka 24 pikë dhe është i katërti në renditje, ndërsa Trepça ka bilanc të njëjtë, por është e pesta për shkak të goldallimit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë