Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E DYTA ME RADHË NË SHTËPI

Sijarina vendos, Flamurtari mposhti Vushtrrinë

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Sijarina vendos, Flamurtari mposhti Vushtrrinë


9 March, 2024 @20:39

Flamurtari ka shënuar fitoren e dytë me radhë në shtëpi të veten, duke e fituar duelin ndaj Vushtrrisë sot në “Xhemajli Ibishi”. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Liridon Leci ka shfrytëzuar një rast të mirë që kishin, kur pas krosimit nga e djathta, Orges Sijarina ka reaguar mirë për të mposhtur Petrit Tahirin dhe për t’i dhënë fitore Flamurtarit: Flamurtari - Vushtrria 1-0 [Orges Sijarina 76’].

Vushtrria në këtë ndeshje dështoi të shënonte penalltinë më heret, ndërsa ekipi vendas më pas u këndell dhe fitoi duelin ndaj skudarës së drejtuar nga Granit Begolli.

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Flamurtari pas 18 ndeshjes të ketë 18 pikë dhe të gjendet momentalisht në pozitë të shtatë të renditjes tabelare, ndërsa Vushtrria e teta ka 17 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë