Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJI MË NË FUND ARRIN KREUN!

Fitorja e nëntë radhazi, Ferizaji del në krye të tabelës!

Foto: FCFerizaji/ fb

Fitorja e nëntë radhazi, Ferizaji del në krye të tabelës!


10 March, 2024 @16:11

Ferizaji me fitore të thellë ndaj Vjosës sot në derbin e Ligës së Parë - Grupi B, ka marrë kreun e renditjes tabelare. Përkundër se mysafirët e drejtuar nga Leotrim Krasniqi dolën të parët në epërsi, 0-1!

Por, Ferizaji i drejtuar nga Arsim Abazi duke ditur rëndësinë e ndeshjes nuk u zmbraps, por luftoi për të arritur fitoren dhe këtë e arriti, bile thellë. Serinë e hapi Haxhimusa, ndërsa më pas Avdulli dhe Sadriu me dygolësh siguruan fitoren e madhe dhe gëzimin e ferizajasve, për përfundimtaren: Ferizaji - Vjosa 4-1 [Betim Haxhimusa, Çlirim Avdulli, Erion Sadriu x2 - Drin Ymeri].

TABELA AKTUALE

Me fitore, pas 18 xhirosh, Ferizaji merr kreun e Ligës së Parë - Grupi B dhe tash ka 41 pikë nga 18 ndeshje të luajtura, një më shumë sesa Prishtina e Re që barazoi dje dhe i dha mundësi ferizajasve t’ua marrin epitetin e liderit.

Vjosa në anën tjetër bën hap prapa në luftë për Superligë, pasi që mbetet në 37 pikë pas 18 ndeshjesh. Deri në fund të stinorit janë edhe nëntë xhiro vendimtare, që do të përcaktojnë përfundimisht kush shkon direkt në Superligë në stinorin tjetër dhe kush do të kërkojë mundësinë përmes barazheve.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë