Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE NË TAVOLINË!

Rahoveci shfrytëzon gabimin protokolar të Trepçës, merr 3 pikë në tavolinë

Rahoveci shfrytëzon gabimin protokolar të Trepçës, merr 3 pikë në tavolinë


12 March, 2024 @19:40

Rahoveci që siguroi një pikë në ndeshje ndaj Trepçës në fundjavë, sot nga Komisioni i Garave të FFK-së ka marrë lajmin se u shpërblye me tri pikë nga kjo lojë, për shkak të një gabimi protokalar të ekipit të Trepçës.

Për shkak se ekipi mitrovicas kishte në protokol të ndeshjes më shumë se pesë lojtarë të huaj, ka bërë shkelje të procedurave në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe kështu, ankesa e KF Rahovecit lidhur me këtë është aprovuar ndërsa ndeshja është regjistruar me rezultat zyrtar, Trepça - Rahoveci 0-3.

TABELA AKTUALE

Në arsyetimin e FFK-së shkruan:

Komisioni i Garave në seancën e vet të mbajtur me datë 12.03.2024 konstatoi se KF “Rahoveci“ ka ushtruar ankesë, bazuar në provat e ofruara në protokolin zyrtar të ndeshjes, ku vërtehohet se KF “Trepça“, ka regjistruar gjashtë (6) lojtarë të huaj në protokol me të drejtë paraqitje në lojë, duke bërë shkelje të nenit 51. Paragrafi 5. të Rregullores së Garave:

Se: në Ligën e parë dhe të dytë, pesë (5) lojtarë të huaj mund të regjistrohen në protokolin zyrtar me të drejtë loje. Po ashtu në bazë të nenit 77. Pragrafi 5. të Rregullores së Garave, kur ka lojtar të evidentuar (shënuar) në protokollin zyrtar të ndeshjes (pa marrë parasysh se a është aktivizuar në ndeshje), dhe se përgjegjësit e lojtarëve startues në fushën e lojës dhe atyre rezervë në bankinë janë të njëjta, dhe nga kjo rezulton se KF “Trepça“ ka bërë shkelje të Rregullores së Garave, konkretisht të nenit 51.paragrafi 5, dhe në bazë të: Nenit 77. Paragrafi 1. të Regullores së Garave, Miratohet ankesa e KF ”Rahoveci“ si e bazuar dhe ndeshja e javës së 18-të në mes të KF ”Trepça“ – KF “Rahoveci“, registrohet me rezultat zyrtar, 3:0 në favor të KF “Rahoveci“.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitv.

KËSHILLË JURIDIKE: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraprarë me Propozicione e Rregullore të FFK-së)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë