Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA'89 FITON!

Armend Gashi mban ‘89-shin në lojë për Superligë

Foto: FCPhoenix/fb

Armend Gashi mban ‘89-shin në lojë për Superligë


10 March, 2024 @21:06

Një fitore minimale e shënuar e Trepçës’89 dhe me shumë vlerë. Ekipi i drejtuar nga Shpëtim Idrizi ka mposhtur si mysafir Phoenixin sot, ndërsa me këtë fitore ka mbajtur hapin për të zënë një vend që mundëson ose dërgon direkt në Superligë.

Ka qenë Armend Gashi që ka bërë dallimin në ndeshje me golin e shënuar në pjesë të dytë, ndërsa kjo ka mjaftuar që ‘89-shi të merr tri pikë të rëndësishme në Banjë, Phoenix - Trepça’89 0-1 [Armend Gashi 62’].

TABELA AKTUALE

Në anën tjetër, me këtë humbje Phoenixi është në fund të tabelës së klasifikimit tash dhe ende në garë për mbijetesë në Ligë të Parë, pas rezultateve të arritura këtë xhiro në Ligë të Parë - Grupi A.

Përndryshe, Trepça’89 është e treta në renditje me 30 pikë nga 18 ndeshje, ndërsa Phoenixi i fundit (i dhjeti) me vetëm 15 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë