Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTIMJANËT VAZHDOJNË TË BESOJNË NË SUPERLIGË!

Vjosa fiton me golat e pjesës së dytë dhe i afrohet kryesuesve

Foto: FCVjosa/ fb

Vjosa fiton me golat e pjesës së dytë dhe i afrohet kryesuesve


31 March, 2024 @18:47

Pas pjesës së parë të kaluar pa gola, Vjosa ka arritur që në pjesë të dytë të zbërthejë mbrojtjen e Vllaznisë për të siguruar tre pikët në përballjen ndaj pozharanasve, Vllaznia - Vjosa 0-2 [Albinot Kozmaqi 66’, Edon Koxha 78’].

Fitorja ka qenë jetike për Vjosën për të mbajtur hapin me kryesuesit në luftë për Superligë. Tash Vjosa është e treta me 43 pikë nga 20 ndeshje, dy më pak sesa lideri Ferizaji.

TABELA AKTUALE

Ndërsa në anën tjetër Vllaznia e Nazmi Ramës vazhdon të rrezikojë mbijetesën në Ligë të Parë, pasi që me disfatën e 12 sezonale mbeten vetëm një pikë mbi pozitën e fundit. Vllaznia ka 14 pikë nga 20 ndeshje dhe është e nënta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë