Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PA FITUES NË DERBIN E KREUT

Kryesuesit barazojnë!

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Kryesuesit barazojnë!


30 March, 2024 @23:56

Dueli derbi i Ligës së Parë - Grupi B, mes dy ekipeve që po luftojnë fort për të arritur Superligën nga vendi i parë ka përfunduar me barazim pa gola sot në stadiumin me bar sintetik në Ferizaj.

Ferizaji 0-0 Prishtina e Re, ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes në një duel ku të dyja skuadrat luftuan fort për të arritur më shumë, por nuk mundën të thyejnë mbrojtjet kundërshtare.

Ferizaji në fakt dominoi sa i përket rasteve në ndeshje, ndërsa Albion Kurtaj kishte rastet më të mira për ekipin, por që s’arriti assesi të kalonte portierin kundërshtar. Në dy raste, ferizajasit kërkuan edhe penallti, por nga VAR nuk erdhi sinjali për një gjë të tillë.

TABELA AKTUALE

Ferizajit të drejtuar nga Arsim Abazi këtu i ndërprehet seria fenomenale prej dhjetë fitoreve me radhë në Grupin B të Ligës së Parë, derisa Prishtina e Re e Elon Berishës regjistron barazimin e dytë me radhë në përballjet si mysafire.

Aktualisht, Ferizaji mbetet kryesues i Grupit B të Ligës së Parë me 45 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa Prishtina e Re ndjekëse kryesore ka një pikë më pak nga po aq ndeshje.

 

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë