Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË FUND!

Muqolli në shtesa shpëton Istogun nga humbja

Foto: FCIstogu/ fb

Muqolli në shtesa shpëton Istogun nga humbja


31 March, 2024 @18:20

Dramatike u bë ndeshja në “Demush Mavraj” sot, derisa Rahoveci kur mendoi se fitoi ndeshjen me golin e Liman Morinës dy minuta para fundit të duelit, në minutën e fundit shtesë të ndeshjes Shkodran Muqolli barazoi për vendasit, për tu kryer ndeshja, Istogu - Rahoveci 2-2 [Besfort Dervishaj 57’, Shkodran Muqolli 90’+5—- Muhamed Shehu 44’pen., Liman Morina 88’].

TABELA AKTUALE

Rahoveci kishte mbyllë pjesën e parë në epërsi, me Shehun që realizoi penalltinë. Ndërsa Istogu më pas barazoi për të kërkuar edhe më shumë nga ndeshja, derisa nuk pësuan për 1-2! Në fund, Muqolli shpëtoi ekipin e drejtuar nga Gani Metaj për të siguruar pikë të rëndësishme.

Istogu i teti në renditje të Ligës së Parë - Grupi A, ka 19 pikë nga 20 ndeshje tash, ndërsa Rahoveci me 27 pikë është i gjashti.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë