TË SIGURT
Fatty vendos, Trepça’89 mban hapin në luftë për Superligë
29 March, 2024 @19:30
Ekipi i Shpëtim Idrizit, Trepça’89, po vazhdon me fitore në Ligë të Parë - Grupi A dhe po mban hapin për një vend që mundëson Superligën në edicionin tjetër.
Mitrovicasit edhe pse vështirë, kanë arritur të shënojnë fitore sot në “Shahin Haxhiislami” të Pejës, duke e fituar ndeshjen me golin e vonshëm të Maddy Fattyt, që shënoi për fitore, Rilindja 1974 - Trepça’89 0-1 [Maddy Fatty 75’].
Rilindja 1974 mbeti me një lojtar më pak në ndeshje gjatë pjesës së dytë, që lehtësoi punën e mitrovicasve më vonë. E fitorja e dhjetë kampionale e Trepçës’89 bën që tash ata të jenë vetëm dy pikë larg kreut dhe një pikë larg vendit që dërgon në barazh.
Trepça’89 ka 36 pikë nga 20 ndeshje, ndërkaq Rilindja 1974 me humbjen e dhjetë sezonale rrezikon që të bie në fund të tabelës, pasi që ende është në rrezik për mbijetesë në Ligë të Parë.