Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE BINDËSE

Vëllaznimi mposht Trepçën si mysafir dhe ngritet në renditje

Fotot: KFVellaznimi/ fb

Vëllaznimi mposht Trepçën si mysafir dhe ngritet në renditje


30 March, 2024 @20:29

Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme sot në kuadër të Ligë së Parë - Grupi A, duke e mposhtur ekipin e Trepçës si mysafir. Gjakovarët kanë shënuar herët në ndeshje për të marrë epërsinë dhe më pas kanë kontrolluar lojën deri kur siguruan fitoren, pasi që e bënë rezultatin 0-3. Trepça arriti të shënojë golin e nderit vonë, pa mundësi rikthimi.

Ka qenë Norik Krasniqi që bëri dalliminnë pjesë të parë. Ai dha golin e epërsisë (11’) pas asistimit të Nikson Memajt, ndërsa 16 minuta më vonë, ai shënoi përsëri për 0-2, me asistues të njëjtë për shkuar në puushim pjesëlojësh me 0-2.

TABELA AKTUALE

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 55. ka qenë Mark Bushaj që përcaktoi fituesin e ndeshjes, pasi mori topin nga Qemail Elshani me përvojë. Trepça - Vëllaznimi 1-3 [Nicolas da Silva 72’ - Norik Krasniqi 11’, 27’, Mark Bushaj 55’].

Fitorja bën që Vëllaznimi të ngritet momentalisht në pozitë të pestë të renditjes tabelare. Gjakovarët kanë tubuar 27 pikë nga 20 ndeshje, ndërsa kanë shënuar fitoren e tretë nga gjashtë ndeshjet e pranverës, prej të cilave dy jashtë terrenit të vetë. Trepça bie në pozitë të shtatë me 26 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë