SJELLJE ASPAK SPORTIVE!
Leci shkelmon lojtarin kundërshtar - futet në disciplinore
3 April, 2024 @10:46
Trajneri i ekipit të Flamurtarit, Liridon Leci, është futur në procedurë disiplinore nga KG i FFK-së. Trajneri në fjalë ka shkelmuar futbollistin kundërshtar, në zhveshtoret e lojtarëve, në ndeshjen Flamurtari - Ramiz Sadiku.
Ai ka marrë karton të kuq direkt për këtë gjest, ndërsa KG e ka futur edhe në disiplinore për këtë sjellje aspak sportive të trajnerit në fjalë.
Në raportin e KG-së lidhur me trajnerin shkruan se është inicuar procedura disiplinore: ndaj Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku.
Përndryshe, Flamurtari është në pjesën e poshtme të renditjes tabelare të Ligës së Parë - Grupi B.