Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIDERI TRIUMFON ME PËRMBYSJE

Ferizaji përmbysi shpejt Vjosën për të ruajtur lidershipin

Foto: FCFerizaji/ fb

Ferizaji përmbysi shpejt Vjosën për të ruajtur lidershipin


5 April, 2024 @20:48

Në një ndeshje ku Ferizaji dukej shumë më kërkues në fillim të ndeshjes, ka qenë Vjosa e Leotrim Krasniqit me sulmuesin e spikatur të tyre Drin Ymeri që mori avantazhin!

Kjo bëri që Ferizaji i Arsim Abazit të hidhet edhe më tepër në sulm dhe vendasit të kërkojnë mundësi vetëm përmes daljes në kundërsulm. Por, reagimi i Ferizajit me Betim Haxhimusën ishte energjik dhe ekipi përmbysi rezultatin për 10 minuta për të marrë avantazhin, që më pas i dha rehati dhe çoi ferizajasit në fitore.

TABELA AKTUALE

Ka qenë së pari Edon Sadriu që me një vrap të shpejt dhe të panadalshëm nga e majta të depërtojë deri në portë, për të pasur në mes, ku Egzon Qerimi shënoi zhagas për barazim, e që në sulmin tjetër Albion Kurtaj në zonë, bën një minikrosim për të gjetur Haxhimusën e disponuar për rezultatin përfundimtar, pasi që ky i fundit shënoi me kokë nga afërsia për: Vjosa - Ferizaji 1-2 [Drin Ymeri 20’ - Egzon Qerimi 28’, Betim Haxhimusa 30’].

Fitorja bën që Ferizaji pas 21 ndeshjesh të ruajë kreun në Ligën e Parë - Grupi B me 48 pikë, 4 më shumë sesa ndjekësi i parë Prishtina e Re, ndërsa Vjosa mbetet në 43 pikë, e treta në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë