Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR KRYE TË RENDITJES

Fitim Susuri me gol, Suhareka mbetet në krye të renditjes

Fitim Susuri me gol, Suhareka mbetet në krye të renditjes


8 April, 2024 @22:18

Një xhiro para derbit ndaj Trepçës’89 me rivalin direkt që po kërkojnë Superligën, Suhareka nuk ka gabuar në përballje ndaj Phoenixit që po lufton për mbijetesë në Ligë të Parë - Grupi A.

Ka qenë momenti i mesfushorit kreativ Fitim Susuri që ka vendosur ndeshjen, ndërsa ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi ka bërë dallimin pak para fundit të pjesës së parë, kur prizrenasi shënoi për fitore, Suhareka - Phoenix 1-0 [Fitim Susuri 36’].

Suhareka vs. Phoenix

Me këtë fitore, ekipi i Suharekës ka vazhduar të mbajë kreun e Grupit A në Ligë të Parë dhe të jetë kandidati kryesor për të arritur Superligën, ndërsa tash ka 41 pikë nga 21 ndeshje, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të stinorit aty. Suhareka ka dy pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Trepça’89 me të cilët takohet në xhiron e radhës.

Phoenixi në anën tjetër përkundër rezistencës së treguar nuk ka arritur të shkëpusë së paku një pikë në Suharekë të hënën, në ndeshjen e fundit të xhiros XXI, ndërsa mbetet i dhjeti (i fundit) në renditje tabelare me 16 pikë, një më pak sesa Rilindja 1974 që është e nënta.

TABELA AKTUALE


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë