Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË "JAHJA DANUZA"

Rilindja 1974 nxjerr barazim dhe i ikë fundit!

Foto: KFRahoveci/ fb

Rilindja 1974 nxjerr barazim dhe i ikë fundit!


6 April, 2024 @18:35

Në një ndeshje të luftuar mjaft, ku mysafirët e drejtuar nga Senad Alirifa kërkonin me çdo kusht fitoren dhe opcionin për të dalë nga fundi i renditjes tabelare, kanë qenë minutat e fundit që vendosën përballjen mes Rahoveci - Rilindja 1974 [Muhamed Shehu 48’, Jetmir Kacoli 66’ - Elsaid Xhihaj 33’, Boureima Bara 88’].

Me Elsaid Xhihajn, Rilindja 1974 kishte marrë epërsinë dhe kishte mbyllë pjesën e parë në epërsi. Mirëpo në pjesë të dytë Rahoveci reagoi përmes Muhamed Shehut dhe Jetmir Kacolit dhe djelmoshat e trajnerit Granit Dervisholli ishin shumë afër fitores!

TABELA AKTUALE

Por, në skenë doli Boureima Bara për të barazuar gjithçka në 2-2 dhe me këtë skuadrat ndanë pikët. Barazimi ka bërë që Rahoveci në pozitë të kalojë në pozitë të katërt me 28 pikë nga 21 ndeshje, ndërsa Rilindja 1974 me 17 pikë nga 21 ndeshje të hypë nga pozita e fundit, në të parafundit (nëntë).

Në xhiron që vjen, Rahoveci është mysafir i Dinamos, ndërsa Rilindja 1974 pret Vëllaznimin.

Rahoveci vs. Rilindja 1974


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë