Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'KA PARREGULLSI TE RAHOVECI!

Ankesa e Istogut refuzohet, Istogu-Rahoveci regjistrohet rezultati i arritur në fushë

Foto: KFRahoveci/ fb

Ankesa e Istogut refuzohet, Istogu-Rahoveci regjistrohet rezultati i arritur në fushë


3 April, 2024 @14:25

Përballja e fundjavës që e lamë pas ndërmjet Istogut dhe Rahovecit e luajtur në “Demush Mavraj” që përfundoi me rezultat 2-2, me barazimin shumë të vonshëm të arritur nga vendasit, u regjistrua me rezultatin e arritur në fushë.

Kjo, pasi që ekipit të Istogut iu refuzua ankesa për parregullësi të paraqitjes së lojtarit të Rahovecit Muhamet Shehu, me ç‘rast “troftat” shpresonin në fitore në tavolinë, 3-0!

Në arsyetimin e KG-së së FFK-së është thënë që Muhamet Shehu, lojtari me Nr. 5 i KF Rahovecit, ka pasur të drejtë loje në këtë ndeshje. Por, KG gjithashtu ka bërë të ditur se ka pasur një gabim teknik në protokoll zyrtar!

Mëposhtë, vendimi dhe arsyetimi i Komisionit të Garave të Federatës (pa ndërhyrje):

V E N D I M
“Refuzohet si e pabazuar ankesa e KF Istogu dhe ndeshja e javës së 20-të KF Istogu – KF Rahoveci, regjistrohet me rezultatin e arritur në fushë 2:2.”

A r s y e t i m
“KF Istogu ka ushtruar ankesë duke pretenduar se lojtari me nr 5 Muhamet Shehu me ID 001944M87 është aktivizuar pa të drejtë loje në ndeshjen KF Istogu – KF Rahoveci, java e 20-të.
Gjatë administrimit të provave nga Komisioni i Garave u konstatua se lojtari është ndëshkuar me karton të verdhë në javën e 1-re (në protokolin zyrtar është bërë një gabim teknik, mirëpo Komisioni për vlerësimin e gjyqtarëve dhe Komisioni i Garave kanë shikuar xhirimin e ndeshjes KF Phoenix – KF Rahoveci java e 1-rë ku shihet qartë se lojtari me nr 5 Muhamet Shehu ndëshkohet me karton të verdhë në min e 45-të). Po ashtu është ndëshkuar me karton të verdhë edhe në javën e 7-të, 10-të e të 16-të dhe i njëjti ka pushuar në javën e 17-të. Andaj në jan e 20-të në ndeshjen Istogu – Rahoveci, lojtari i KF Rahovecit me nr 5 Muhamet Shehu ka pasur të drejtë loje.

Bazuar në këto të dhëna nuk kemi shkelje, andaj ankesa e KF Istogut refuzohet si e pabazuar dhe ndeshja e javës së 20-të ndërmjet KF Istogu – KF Rahoveci regjistrohet me rezultat të.arritur në fushë.
Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dispozitiv.”


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë