Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FLAMURTARI PËR DY XHIRO ME MUNGESË KRYETRAJNERI!

Leci suspendohet dhe gjobitet nga KD i FFK-së

Leci suspendohet dhe gjobitet nga KD i FFK-së


3 April, 2024 @20:38

Pas inicimit të procedurës disiplinore nga KG i FFK-së, në pasditen e sotme KD i FFK-së ka bërë të ditur se kryetrajneri i Flamurtarit, Liridon Leci, që kishte shkelmuar futbollistin kundërshtar, është suspenduar për dy ndeshje mosdrejtim të ekipit dhe është dënuar me gjobë prej 300 eurove.

Njoftimi u publika në faqen zyrtare të FFK-së, ndërsa në Vendimin e thënë:

Kryetrajneri i KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK si dhe gjobë prej 300 euro. Afat i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë