Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHPËRTHIM NË FILLIM TË PJESËS SË DYTË!

Vushtrria i kthehet fitores dhe ngritet në renditje

Foto: FCVushtrria/ fb

Vushtrria i kthehet fitores dhe ngritet në renditje


31 March, 2024 @18:25

Pas dy humbjeve, Vushtrria i është kthyer fitores sot në “Ferki Aliu” duke e mposhtur Ulpianën me rezultat 3-1, pas një “rrufeje” të vendasve në fillim të pjesës së dytë.

Pjesa e parë përfundoi pa gola. Mirëpo, me të nisur pjesa e dytë Vushtrria shënoi shpejt tre herë në portë të kundërshtarit dhe pas kësaj më nuk kishte kthim prapa. Ata shkuan te fitorja, ndërsa deri në fund të tërën që arritën ta bëjnë mysafirët ishte goli i nderit, për përfundimtaren Vushtrria - Ulpiana 3-1 [Lis Behrami 49’, Drilon Fazliu 52’, Taulant Avdyli 54’ - n.n. 69’].

TABELA AKTUALE

Fitorja e pestë kampionale ka bërë që Vushtrria të kalojë në pozitë të shtatë të renditjes, duke dalë mbi Flamurtarin, kurse ekipi i Granit Begollit tash ka 20 pikë nga 20 ndeshje të luajtura. Ulpiana ndërkaq, humbi hapin drejt Superligës dhe mbetet e katërta me 37 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë