Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE RUTINORE

Prishtina e Re pa probleme, fiton bindshëm ndaj Kikës

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Prishtina e Re pa probleme, fiton bindshëm ndaj Kikës


6 April, 2024 @20:24

Prishtina e Re po vazhdon rrugëtimin e luftës për në Superligë, ndërsa sot ka mposhtur thellë në shtëpi Kikën e Hogoshtit. Prishtina e Re - Kika 4-1 [Lorik Dobratiqi ‘20, Rigon Kabashi ‘58, Guri Hana ‘62 & Endrit Baholli ‘87 - Musli Imeri 90’+4pen.].

Vendasit shënuan një herë në pjesë të parë, ndërsa në pjesë të dytë edhe tre herë për të siguruar fitoren, para se mysafirët krejt në fund të ndeshjes të shënojnë golin e nderit nga penalltia.

TABELA AKTUALE

Me fitore, Prishtina e Re e drejtuar nga Elon Berisha është në vend të dytë të renditjes në Ligën e Parë - Grupi B, me 47 pikë, një më pak sesa lideri Ferizaji. E Kika në anën tjetër do të duhet të kërkojë pikë jetike në ndeshjet e mbetura të edicionit, pasi që është e rrezikuar për rënie nga Liga e Parë. Hogoshtasit janë në vend të fundit të tabelës (të dhjetit) me 13 pikë nga 21 ndeshje.

Xhiron që vjen, Kika pret Flamurtarin, ndërsa Prishtina e Re luan derbi ndaj Vjosës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë