Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE MINIMALE!

Leart Emini i jep nismë të mbarë trajnerit të ri te Drenica

Foto: KFDrenica. fb

Leart Emini i jep nismë të mbarë trajnerit të ri te Drenica


7 April, 2024 @23:02

Drenica e ka nisur epokën me trajnerin e ri me fitore. Nën drejtimin e Afrim Jasharit të emëruar së fundi në vend të Gani Sejdiut të larguar, Drenica ka shënuar fitore në ndeshje interesante ndaj Trepçës, me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm dhe të fitores për Drenicën e ka shënuar Leart Emini me përvojë dhe atë në fund të pjesës së parë, për t’i sjellë tre pikë kuqezinjëve nga Skenderaji, Drenica - Trepça 1-0 [Leart Emini 45’].

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore, Drenica mbyll xhiron XXI në pozitë të katërt të Ligës së Parë - Grupi A me 30 pikë, ndërsa Trepça është e shtata në renditje me 26 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë