Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMFOJNË NË DERBI DHE MARRIN LIDERSHIPIN

Suhareka përmbys Dinamon në derbi dhe merr kreun

Festa e ekipit të Suharekës pas fitores në derbin e sotëm/ Foto: FCSuhareka/ fb

Suhareka përmbys Dinamon në derbi dhe merr kreun


29 March, 2024 @19:18

Në një ndeshje të cilën e dominoi, Suhareka ka arritur me vështirësi të thyejë Dinamon që mori epërsinë herët për të fituar ndeshjen dhe për t’ia rimarrë kreun rivalit direkt në luftë për Superligë.

Goli i hershëm i Drilon Sadikut (10’) shënoi bukur pasi mori një top të mençur nga Kenan Orana gëzoi pa masë vendasit e drejtuar nga Bylbyl Sokoli.

Mysafirët u hodhën plotësisht në sulm, duke ditur rëndësinë e ndeshjes. Fitim Susuri (20’), Yll Hoxha (25’), Liridon Fetahaj (27’ dhe 31’) provuan nga gjuajtjet e lira dhe mundësitë që vinin nga krahu - por pa arritur të thyejnë vendasit.

TABELA AKTUALE

E lëvizja vendimtare e ndeshjes u bë në pjesë të dytë. Me të filluar ajo, Arsim Thaçi futi në lojë Astrit Berishën në vend të Zenel Gavazajt. Berisha me të hyrë në lojë nisi kërkimi i golit brenda në zonë.

Dinamo nuk arrinte të kundërpërgjigjej me kundërsulme, ndërsa Berisha shënoi për barazim (60’) 1-1, e pak më vonë nxorri edhe penallti për ekipin e tij, të cilin e konkretizoi Mevlan Zeka (82’) dhe kështu Suhareka arriti fitoren e madhe dhe siguroi tre pikëshëin duke dalë në krye të renditjes tabelare të Ligës së Parë - Grupi A.

Dinamo - Suhareka 1-2 [Drilon Sadiku 9’ - Astrit Berisha 60’, Mevlan Zeka 82’pen.]. Suhareka pas 20 ndeshjesh kalon në krye të renditjes tabelare, tash me 38 pikë, duke e lënë pas Dinamon që mbetet në 37. Vendi i parë në Ligën e Parë - Grupi A, siguron direkt Superligën për edicionin tjetër. Vendi i dytë aty, kërkon dy ndeshje barazhi për Superligë. 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë