Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E PARË E SEZONIT, VJEN SI MYSAFIR

Ulpiana mposht Vushtrrinë

Ulpiana mposht Vushtrrinë


26 August, 2023 @20:35

Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami ka arritur fitoren e parë të edicionit në Ligën e Parë - Grupi B, duke e mposhtur Vushtrrinë në Ferki Aliu.

Vushtrria 1-2 Ulpiana [Taulant Avdyli 67’ - Auron Ademi 20’, Enis Stublla 40’].

Ekipi mysafir ka qenë shumë më konkret në pjesë të parë të ndeshjes dhe ka krijuar avntazh, që doli të jetë i pakthyeshëm për vushtrriasit në pjesë të dytë. Edhe pse Avdyli kur uli epërsinë kishte edhe mbi gjysmë ore lojë, venadsit nuk arritën më tepër dhe kështu u pajtuan me humbjen e dytë radhazi.

TABELA AKTUALE

Ulpiana me këtë fitore arkëton tre pikët e para të stinorit, ndërsa Vushtrria e drejtuar nga Tahir Ademi mbetet pa pikë ende.

Në xhiron e radhës Vushtrria i shkon Vjosës, ndërsa Ulpiana pret Kikën.

-
VUSHTRRIA XI: Petrit Tahiri, Leuart Avdyli, Landrit Rama, Daut Maxhuni, Ron Statovci, Lis Behrami, Ardi Shala, Dior Zabergja, Dren Ahmeti, Drilon Fazliu, Paulo Cezar.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë