Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS DY HUMBJEVE...

Largohet trajneri! Vjen dorëheqja e parë në Ligë të Parë

Largohet trajneri! Vjen dorëheqja e parë në Ligë të Parë


26 August, 2023 @22:53

Janë dashur vetëm dy ndeshje dhe dy ndeshje me rezultat negativ - humbje, që trajneri i parë në Ligë të Parë të ofrojë dorëheqjen e tij. Kështu, Vushtrria ka bërë të ditur se trajneri i ekipit të tyre, Tahir Ademi pas dy humbjeve radhazi në Ligën e Parë - Grupi B, ka ofruar dorëheqjen e tij dhe me marrëveshje të dyanshme prej këtij momenti ai më nuk është trajner i ekipit.

“FC Vushtrria njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Tahir Ademi! Pas rezultateve në dy ndeshjet e para, Tahir Ademi e ofroj dorëheqjen si kryetrajner i klubit dhe me mirëkuptim të dyanshëm u shkëput marrëveshja. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë dhe Tahirit i urojmë shëndet dhe mbarësi në jetë,” ka bërë të ditur njoftimi i FC Vushtrria i lëshuar pak më parë.

Vushtrria nuk nisi mirë stinorin në Ligën e Parë - Grupi B, duke pësuar dy herë në dy ndeshjet e para të stinorit. Pas disfatës nga Ramiz Sadiku në xhiron e parë të stinorit, ata sot u mposhtën edhe nga Ulpiana në shtëpi, që u përjetua rëndë dhe kështu kryetrajneri vlerësoi se më së miri është të largohet.

Në ditët në vijim pritet të shihet se kush do të bëhet timonineri i ri i Vushtrrisë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë