Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RILINDJA 1974 - PHOENIX

Barazim mes Rilindjës 1974 e Phoenixit në Pejë

Foto: KF Rilindja 1974 / Facebook

Barazim mes Rilindjës 1974 e Phoenixit në Pejë


27 August, 2023 @18:21

Pa fitues ka përfunduar ndeshja e sotme mes Rilindjës 1974 dhe Phoenixit, 1-1 pas 90 minutave lojë.

Rezultati i pjesës së parë ishte 1-0 për vendasit, golin e të cilëve e shënoi Florent Jashari.

TABELA AKTUALE

Megjithatë, gjatë pjesës së dytë, ishte Albi Shpuza ai që shënoi për 1-1 të Phoenixit, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga humbja.

Ky rezultat bën që këto dy skuadra të ndodhen pranë njëra-tjetrës në renditje për momentin, përkatësisht në vendet 6 dhe 7.

Ndeshjen e ardhshme, Rilindja i shkon Istogut, kurse Phoenixi e pret Vëllaznimin.

FT / / / Rilindja 1974 1-1 Phoenix [Florent Jashari 35’ - Albi Shpuza 67’]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë