Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VËLLAZNIMI - TREPÇA

Trepça fiton në Gjakovë, merr kreun e Grupit A

Foto: KF Trepca / Facebook

Trepça fiton në Gjakovë, merr kreun e Grupit A


27 August, 2023 @18:24

Dy prej skuadrave më të vjetra në Kosovë, Vëllaznimi e Trepça, u përballën sot në Gjakovë. Këtë përballje e fitoi Trepça me rezultat 1-2, për ta marrë kështu kreun e Grupit A në Ligën e Parë.

Pjesa e parë mes skuadrave përfundoi 0-2 për mitrovicasit. Golat e mysafirëve u shënuan nga Florent Hyseni dhe Nicolas Da Silva.

TABELA AKTUALE

Gjatë pjesës së dytë, Vëllaznimi arriti ta ngushtojë rezultatin në 1-2, por nuk mundi të bënte më tepër dhe kështu ndeshja u mbyll me këtë rezultat. Golin e Vëllaznimit sot e shënoi Mark Bushaj, ndërsa gjatë ndeshjes gjakovarët e goditën edhe dy herë shtyllën.

Pas dy xhirove të para, Vëllaznimi mbetet me 1 pikë, kurse Trepça ka 6 pikë dhe për momentin i prin Grupit A.

Xhiron që vjen, gjakovarët i shkojnë Phoenixit, kurse Trepça e pret Suharekën.

FT / / / Vëllaznimi 1-2 Trepça [Mark Bushaj 73’ - Florent Hyseni 23’, Nicolas Da Silva 45’+1]


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë