Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJAKOVARËT FITOJNË!

Vëllaznimi shënoi fitoren e parë të stinorit 23/24

Vëllaznimi shënoi fitoren e parë të stinorit 23/24


3 September, 2023 @19:16

Duke e mposhtur Phoenixin si mysafir, Vëllaznimi i drejtuar nga Megzon Visoka ka arritur të regjistrojë fitoren e parë të stinorit të ri në Ligën e Parë - Grupi A.

Gjakovarët mposhtën kundërshtarin me rezultat 1-2, ndërsa ndeshja ishte mjaft interesante dhe e luftuar, pasi që të dyja ekipet nuk kishin shijuar fitoren në dy xhirot e para.

TABELA AKTUALE

E kësaj radhe, Vëllaznimi shfyrtëzoi rastin dhe duke mposhtur Phoenixin e drejtuar nga Gani Sejdiu, mori fitoren e parë kampionale: Phoenix 1-2 Vëllaznimi [Egzon Kurteshi 35’ - Nikson Memaj 20’, Mark Bushaj 47’pen.].

Fitorja bën që Vëllaznimi të mbyll xhiron e tretë në pozitën e shtatë me katër pikë në total, ndërsa Phoenix bie në të tetin vend, me dy pikë në total prej dy barazimeve në dy xhirot e para - e kjo ishte edhe humbja e parë e tyre këtë stinor.

Në xhiron e radhës, Vëllaznimi pret Istogun në krizë, ndërsa Phoenixi i shkon Suharekës në formë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë