Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I RIU DREJT KROACISË

Alpi Shahini, prej 2 Korrikut te Hajduku

Alpi Shahini, prej 2 Korrikut te Hajduku


Teksti: 2korriku.com

5 September, 2023 @8:59

Futbollisti shumë perspektiv i 2 Korrikut, Alpi Shahini ka bërë hapin e madh në karrierën prej futbollisti. Futbollisti nga Ferizaj ka kaluar në një nga klubet më të mëdha kroate, HNK Hajduk Split, ku edhe ka nënshkruar kontratë profesionale për 2 vitet e ardhshme.

Alpi, produkt i Shkollës së Futbollit “2 Korriku”, kalon në futbollin kroat pas angazhimit të tij në futbollin kosovar për vite me radhë, ku fitoi gjithçka si futbollist i moshave të reja e debutimin në ekipin senior të 2 Korrikut e bëri qysh në moshën 16-vjeçare, kur fitoi besimin e trajnerit Besim Ademi e u aktivizua në plot 13 ndeshje duke pasur në këmbët e tij plot 966 minuta qysh në edicionin debutues.

Një ndër mbrojtësit më të mirë të gjeneratës së vitit 2005 në Kosovë, Alpi Shahini tanimë do të ketë mundësinë e artë që ta jetësojë ëndrrën për të cilën ka punuar qysh i vogël. Ky sukses për të vie si rrjedhojë e profesionalizmit që ai tregoi ndër vite por edhe marëdhënieve fantastike mes klubeve FC 2 Korriku e HNK Hajduk Split që vazhdojnë me bashkëpunim sipas marrëveshjes për bashkëpunim të nënshkruar kohë më parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë