Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BARAZIM NË MITROVICË

Rahoveci shkëput pikë edhe nga Trepça’89

Rahoveci shkëput pikë edhe nga Trepça’89


3 September, 2023 @19:26

Skuadra e Rahovecit ka nisur mirë stinorin nën drejtimin e Granit Dervishollit, ndërsa ekipi edhe pas tri xhirove është i pamposhtur, duke llogaritur se dy ndeshje i ka luajtur si mysafir.

Vreshtarët dje kanë dalë të pamposhtur nga Riza Lushta i Mitrovicës, duke barazuar pa gola me Trepçën’89 të drejtuar nga Shpëtim Idrizi, Trepça’89 0-0 Rahoveci.

TABELA AKTUALE

‘89-shi gjithashtu pa humbje, pas kësaj ndeshjeje ka bilanc të njëjtë sikurse Rahoveci, 1 fitore e 2 barazime dhe të dyja kanë nga 5 pikë, derisa mitrovicasit qëndrojnë në pozitën e katërt e Rahoveci në të pestin vetëm falë goldallimit.

Në xhiron që vjen, Rahoveci është mysafir i Drenicës, ndërsa Trepça’89 udhëton te Rilindja 1974.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë