Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI TE ISTOGU

Istogu përforcon sulmin!

Istogu përforcon sulmin!


6 September, 2023 @15:02

Tri ndeshje të para të Ligës së Parë — Grupi A dhe asnjë pikë. Jo vetëm pikë, por as edhe një gol i shënuar në portat kundërshtare. E Istogu i drejtuar nga trajneri me përvojë Ramush Gashi, sot ka zyrtarizuar një lojtar të talentuar në sulm.

Altin Berisha, ish futbollist i Kosovës U19, është sulmues i ri i Istogut, ndërsa 20-vjeçari do të ketë të drejtë të luajë për skuadrën e “troftave” që nga xhiroja e radhës.

Berisha si i ri kryesisht ka bërë karrierë në ekipet suedeze, ku edhe ka lindur, ndërsa tash e tutje aftësitë e tij pritet t’i tregojë te Istogu, ku në ndeshjen e radhës do të jenë mysafirë të Vëllaznimit në Gjakovë.

“FC Istogu ka kënaqësin të njoftoj opinion futbolldashës së ka arritur marrëveshje me sulmusin e talentuar 20 vjeçarin Altin Berisha.
Altini ka lindur në qytetin Helsingborg të Suedisë. Karrierën e ka filluar pikërisht në Helsinborg HIF.

Në moshën 11 vjeçare Berisha kalon tek klubi tjeter suedez Eskilsmine IF. Ndersa ka qenë pjese e ekipit suedez Ik ëormo Landskrona.
Poashtu ka qenë pjese e përfaqësueses së Kosovës U-19
Behet fjale për një futbollist të talentuar më një shpejtësi të jashtëzakonshëm,”
— ka shkruar njoftimi i plotë i KF Istogut lidhur me Altin Berishën.

Pas tri xhirove të para, Istogu u mposht nga Trepça’89, Rahoveci dhe Rilindja 1974. Ndeshja e parë dhe e tretë ishin si vendas në Demush Mavraj. Të drejtuar nga Gashi, lojtarët e Istogut do të kërkojnë pikët e para të stinorit ndaj Vëllaznimit në Gjakovë në xhiron e katërt të stinorit 2023/24 në kuadër të Ligës së Parë — Grupi A. Istogu aktualisht është i fundit në renditje tabelare, në pozitën e dhjetë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë