Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORJA E RADHËS

Suhareka kreu punë në pjesë të parë

Suhareka kreu punë në pjesë të parë


18 September, 2023 @0:57

Skuadra e Suharekës ka shënuar fitoren e dytë me radhë në kuadër të Ligës së Parë - Grupi A, duke e mposhtur sot Phoenixin me rezultat, Suhareka 2-0 Phoenix [Leart Emini 14’, Ph. ag. 44’].

Derisa Phoenix ende po luan pa kryetrajner të emëruar, pas largimit të Gani Sejdiut nga ekipi, Suhareka ka shfrytëzuar rastin dhe me golin e Leart Eminin fillimisht dhe autogolin e mysafirëve pak pa përfunduar pjesa e parë, fitoi edhe ndeshjen.

TABELA AKTUALE

Fitorja, bën që Suhareka të jetë ndjekësja më serioze e Dinamos lidere, duke qenë se pas 4 ndeshjes ka 9 pikë. Ndërsa Phoenixi me humbjen e sotme ka rënë në fund të tabelës, duke qenë se ka 2 pikë nga 4 ndeshje.

Në xhiron e radhës, Suhareka udhëton te Istogu, ndërsa Phoenixi pret liderin e ligës, Dinamon.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë