Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EMËROHET TRAJNERI I RI

Vushtrria emëron trajnerin e ri

Vushtrria emëron trajnerin e ri


20 September, 2023 @21:33

Skuadra e Vushtrrisë, që ende nuk po arrin rezultatet e kërkuara në kuadër të Ligës së Parë - Grupi B, ka bërë të ditur sonte se ka emëruar trajner të ri të ekipit Suad Keçin.

Keçi vjen te ekipi i vushtrriasve me motiv për të këndellur skuadrën që s’ka shënuar ende fitore dhe me një pikë pas katër xhirove është e parafundit në renditje.

Vushtrria shpreson që me Keçin të vijnë ditë sa më të mira për klubin.

“FC Vushtrria njofton se ka arritur marrëveshje me Suad Keçin për kryetrajner të ekipes sonë!
Me trenerin i mirënjohur kosovar shpresojmë ne një këndellje të ekipës dhe urojmë për ditë sa më të mira për klubin tonë,”
ka shkruar FC Vushtrria në njoftim.

Para Keçit, Vushtrrinë e drejtonte Tahir Ademi, që dhë dorëheqje pas dy xhirosh. Ndërsa Vushtrria nuk bëri të ditur se kush e drejtoi ekipin në dy xhirot e fundit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë