TROFTAT FITOJNË
Lekaj pret penalltinë, Jahaj sjell fitoren e parë të Istogut
17 September, 2023 @23:57
Istogu me një luftë të madhe sot në Gjakovë, ka arritur të shënojë fitoren e parë kampionale. Ekipi i drejtuar nga Ramush Gashi deri tash kishte rreshtuar tre humbje dhe pas pjesës së parë pa gola, dukej se nuk po arrinte të bën më shumë.
Në nismë të pjesës së dytë, Vëllaznimi i drejtuar nga Megzon Visoka fitoi edhe penallti. Por, portieri Lekaj i Istogu e mbrojti atë për të motivuar edhe më për luftë mysafirët, të cilët falë kapitenit Qëndrim Jahaj në minutën e fundit të ndeshjes shënuan dhe arritën fitoren e parë të stinorit, për përfundimtaren: Vëllaznimi 0-1 Istogu [Qëndrim Jahaj 90’].
Fitorja, nxjerr Istogun nga fundi i renditjes tabelare dhe tash është i nënti në klasifikim me 3 pikë nga 4 ndeshje, pasi që shënoi fitoren e parë. Vëllaznimi në anën tjetër, është i teti me 4 pikë nga 4 ndeshje.
Në xhiron e radhës, Vëllaznimi është mysafir i Trepçës’89, ndërsa Istogu pret Suharekën.