Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICASIT BINDËS!

Trepça’89 merr kreun me fitore bindëse ndaj Rilindjes 1974

Trepça’89 merr kreun me fitore bindëse ndaj Rilindjes 1974


15 September, 2023 @17:10

Lojë e mirë dhe me gola. Të përzgjedhurit e Shpëtim Idrizit kanë kryer detyrën e xhiros së katërt në mënyrë më të mirë të mundshme, ndërsa me golat e dhëna kanë siguruar rehatinë në 30 minutëshin e fundit të ndeshjes, kur edhe vulosën fitoren 2 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Trepça’89 mposhti Rilindjen 1974 0-3 [Madi Fatty 30’, Dabriel Meyanui 59’, Egzon Fazliu 88’] dhe me këtë fitore ka marrë kreun e renditjes tabelare në Ligën e Parë - Grupi A, së paku deri nesër.

TABELA AKTUALE, REZULTATET DHE DUELET TJERA

Kjo ka qenë fitorja e dytë e mitrovicasve këtë stinor, ndërsa nuk kanë shënuar disfatë. Më e rëndëishme, ekipi i Idrizit nuk ka pësuar gol ende. Rilindja 1974 në anën tjetër ka pësuar për herë të dytë këtë stinor dhe për momentin është e shtata në renditje me 4 pikë.

Në xhiron që vjen, Trepça’89 pret Vëllaznimin, ndërsa Rilindja 1974 i shkon Rahovecit në konak.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë