Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

HUMBJA E PARË E FERIZAJIT!

Prishtina e Re merr kreun duke mposhtur Ferizajin e Munishit

Prishtina e Re merr kreun duke mposhtur Ferizajin e Munishit


15 September, 2023 @17:20

Një ndeshje me plot gola dhe mjaft interesante u zhvillua në Ferizaj sot, ndërsa ekipi vendas i drejtuar nga Ismet Munishi edhe pse kishte epërsinë fillestare në ndeshje, në fund të pjesës së parë pa rezultatin e përmbysur nga ekipi i posaardhur në Ligë të Parë, Prishtina e Re (ish-Shkëndija e Hajvalisë).

E në pjesë të dytë ferizajasit me ngulm kërkuan golin dhe barazuan rezultatin në 2-2, mirëpo e tëra ishte kjo nga vendasit, derisa mysafirët shfrytëzuan kundërsulmet për të shënuar edhe dy herë deri në fund të ndeshjes dhe për të fituar duelin, Ferizaji - Prishtina e Re 2-4 [12’, 74’ n.n. - Samir Sadriu 33’, Flamur Bajrami 42’, Kreshnik Bahtiri 82’, Shefki Aliti 90+3].

TABELA AKTUALE, ORARI dhe REZULTATET

Fitorja bën që Prishtina e Re të merr kreun së paku deri nesër, duke barazuar pikët me liderin e deritashëm Vjosën. Në anën tjetër Ferizaji përjetoi humbjen e parë kampionale sot dhe mbetet i katërti me 7 pikë për momentin.

Në xhiron që vjen, Prishtina e Re pret Vushtrrinë, ndërsa Ferizaji udhëton te Ramiz Sadiku.

Prishtina e Re


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë