Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ULPIANA RRESHTON FITORET

Fitorja e tretë me radhë për Ulpianën

Foto: 2korriku/ fb

Fitorja e tretë me radhë për Ulpianën


16 September, 2023 @19:32

Ulpiana e drejtuar nga Emin Bajrami ka vazhduar me formë të mirë në Ligën e Parë - Grupi B, duke shënuar sot fitore ndaj ekipit deri sot të pamposhtur aty, 2 Korriku.

Lipjanasit kanë marrë epërsinë në fillim të ndeshjes, ndërsa më pas shtuan epërsinë. Kur mendohej se 2 Korriku do të kapte barazimin, pasi që kishin ngushtuar epërsinë me golin e Bejtës, krejt në fund ka qenë Malsor Ajeti që përcaktoi rezultatin përfundimtar, 2 Korriku - Ulpiana 1-3 [Redon Bejta 70’ - Alket Bajrami 11’, 55, Malsor Ajeti 89’].

TABELA AKTUALE

Fitorja e tretë me radhë bën që Ulpiana të kalojë në pozitë të tretë të renditjes tabelare me 9 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa 2 Korriku bie në të katërtin vend pas humbjes së parë sezonale me 7 pikë prej 4 ndeshjesh.

Në xhiron që vjen Ulpiana pret Flamurtarin, ndërsa 2 Korriku i shkon Vjosës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë