Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITOJNË THELLË DERBIN LOKAL!

Ramiz Sadiku fiton thellë derbin lokal

Ramiz Sadiku fiton thellë derbin lokal


16 September, 2023 @19:34

Ramiz Sadiku ka dalë me goleadë nga stadiumi Xhemajl Ibishi i Flamurtarit sot. Në derbin lokal të ekipeve të kryeqytetit, verdhezinjtë kanë dominuar ndaj kuqezinjëve dhe kanë marrë fitore të thellë në këtë duel, me rezultat përfundimtar: Flamurtari 1-5 Ramiz Sadiku [n.n. - Rion Rushiti, Eurent Krasniqi, Albin Dermaku, Andi Bikliqi, Taulant Haliti].

Kjo ka qenë fitorja e dytë sezonale e Ramiz Sadikut që po drejtohet nga Alban Dragusha dhe tash ka 6 pikë në renditje, ndërsa okupon momentalisht pozitën e gjashtë në renditje të Ligës së Parë - Grupi B. Flamurtari pësoi për herë të tretë në katër ndeshjet e para të këtij stinori. Kuqezinjtë po drejtohen nga Liridon Leci këtë stinor.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e radhës, Ramiz Sadiku pret Ferizajin, ndërsa 2 Flamurtari udhëton te Ulpiana.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë