Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRENICA ARRIN FITOREN E PARË SEZONALE

Drenica arrin fitoren e parë, e Rahoveci pëson për herë të parë

Drenica arrin fitoren e parë, e Rahoveci pëson për herë të parë


17 September, 2023 @23:56

Drenica ka arritur të dielën fitoren e parë të stinorit 2023-24 në Ligë të Parë - Grupi A. Ekipi nga Skenderaji ka shënuar fitore ndaj Rahovecit të pamposhtur deri tash që po drejtohet nga Granit Dervisholli.

Pas pjesës së parë pa gola, ka qenë Geci që i dha avantazhin vendasve në “Bajram Aliu” ndërsa më pas sulmuesi Sunaj Hasan ka siguruar fitoren. Rahoveci edhe pse menjëherë shënoi me Shehun për të minimizuar epërsinë, deri në fund nuk arriti t’ia mohojë Drenicës fitoren dhe kështu ndeshja përfundoi, Drenica 2-1 Rahoveci [D. Geci 55’, Sunaj Hasan 82’ - Muhamed Shehu 85’].

TABELA AKTUALE

Kjo ka qenë fitorja e parë për kuqezinjtë e Drenicës, të cilët i drejton Bashkim Idrizi, ndërsa ekipi ka dalë nga fundi i tabelës me këtë fitore dhe është vendosur në pozitën e shtatë, duke tubuar në total katër pikë nga katër ndeshje. Rahoveci është i pesti, me pesë pikë.

Drenica vs Rahoveci


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë