Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INICOHET PROCEDURË DISIPLINORE

Liridon Leci në telashe pas tentim sulmit ndaj gjyqtarit

Liridon Leci në telashe pas tentim sulmit ndaj gjyqtarit


19 September, 2023 @19:35

Trajneri i Flamurtarit Liridon Leci, duket të jetë në telashe me Komisionin Disiplinor të FFK-së por edhe me policinë, pasi që Komisioni i Garave i FFK-së ka proceduar rastin e kërcënimit të tij ndaj gjyqtarit kryesor në ndeshjen që ekipi i Lecit e humbi ndaj Ramiz Sadikut, ndërsa vetë gjyqtari e ka paraqitur rastin në polici.

Sipas raportit, Leci ka humbur tërësisht kontrollin në atë ndeshje, ka shkelur këmbën e gjyqtarit, ndërsa pas ofendimeve të mëdha, ai është futur edhe në zhveshtore për ta sulmuar atë. Gjyqtari i ndeshjes ka hapur rastin edhe në polici për të bëmat e trajnerit të Flamurtarit.

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes, vrapon drejt gjyqtarit kryesor të ndeshjes duke e dhe kërcënuar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Pas ndëshkimit kryetrajneri Liridon Leci humb tërsisht kontrollin dhe fillimisht i shkel këmbën gjyqtarit kryesor, bën dorën grusht dhe fillon ta ofendojë rëndë atë personalisht dhe familjen e tij. Pasi gjyqtarët kanë hyrë në zhveshtore pas pak hyn edhe Liridon Leci dhe vazhdon të ofendojë në baza familjare dhe tenton ta sulmojë gjyqtarin kryesor, mirëpo pengohet nga dy asistentët e gjyqtarit kryesor, pastaj ndërhyn policia dhe e largon nga zhveshtorja e gjyqtarëve. Pas përfundimit të ndeshjes dhe të nesërmen, i njëjti ka vazhduar me kërcënimin përmes rrjeteve sociale për çka gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje ka hapur rast në polici. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Flamurtari-Ramiz Sadiku.” - ka shkruar njoftimi i KG-së, botuar sot nga FFK.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë