Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATORI NR. 2 I SUPERKUPËS!

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro

Foto: FBK

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro


18 September, 2023 @13:45

Derisa çerekfinalet e Superkupës së Kosovës kaluan pa probleme nga tribunat dhe nga Komisioni i Garave u shqiptua vetëm një dënim për gabim teknik, kjo për trajnerin e Bashkimit, Edin Kërveshi (300 euro), në gjysmëfinale ndërroi situata.

Sjelljet e tifozëve kanë bërë që klubet e caktuara ende pa nisur stinori të njoftohen me dënime nga KG. Kështu, pos gabimeve teknike të shqiptuara që dënohen me të holla, nga gjysmëfinalet e Superkupës janë dënuar, Peja, Trepça dhe Ylli.

Dënimet e shqiptuara

Në Informatorin Nr. 2 të Superkupës, që përkon me gjysmëfinalet, Peja është dënuar për mosrespektim të Nenit 51.3 me 500 euro, njëjtë sikurse Ylli, ndërsa Trepça për mosrespektim të Nenit 51.13, që gjithashtu do të kushtojë për klubin 500 euro. Peja e Ylli u gjobitën për hudhje të gjësendeve nga tifozët e tyre, ndërsa Trepça për ndezjen e flakadanëve nga tifozëria e tyre.

Për gabime teknike janë dënuar trajneri i Prishtinës Zydrunas Urbonas (150 euro), lojtari i Prishtinës Lejson Zeqiri (100 euro), tranjeri i Trepçës Adis Beciragic (150 euro), lojtari i Trepçës Mikaile Tmusic (100 euro) dhe trajneri i Yllit Kostas Flevarakis (300 euro).

Në finale, edhe më rëndë

Këtu nuk përfundon asgjë për së paku Trepçën dhe Pejën, pasi që në finale u hasën telashe edhe më të mëdha, që çuan në lëndimin edhe të gazetares së transmetuesit të ndeshjeve, Ulpiana Emra, ndërsa u bë edhe ndërprerja e ndeshjes si dhe hudhja e gjësendeve në fushë të lojës, pos tjerash.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës