Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SIPAS STATISTIKAVE!

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës

Foto: FBK

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës


18 September, 2023 @14:13

Trepça fitoi Superkupën e Kosovës në basketboll, ndërsa mposhti në finale Pejën në një ndeshje mjaft interesante. “Xehetarët” kanë arritur që të përmbysin epërsinë e vonshme të Pejës, për të fituar me dy pikë dallim në fund, 78-76.

Kevin Bracy-Davis u shpall MVP i finales së Superkupës, ndërsa Drilon Hajrizi ishte gjithashtu në super-formë gjatë turneut. Por, sa i përket statistikave të ndeshjes finale, në TOP-5 më të mirët e duelit vendimtar për trofe, më i miri ka qenë lojtari i Pejës, Jacob Calloway.

Calloway kreu finalen me indeks efiçence 22, për të qenë i ndjekur nga bashkëlojtari i tij Justin Davis. Pas tyre, renditen basketbollistët e Trepçës, Kevin Bracy-Davis me 15 dhe Drilon Hajrizi e Jordy Tshimanga me indeks efiçence 14.

Sa i përket Callowayit, ai luajti me 14 pikë, 4 asistime, 6 kërcime, 4 topa të rrëmbyer dhe 2 bllokada në finale, por mundi i tij nuk mjaftoi për të bërë më tepër për verdhezinjtë në finale, pasi që pos tij vetëm edhe Davis arriti indeks dyshifror, sipas statistikave të ndeshjes. Te Trepça kanë qenë pesë lojtarë që kanë arritur dyshifror të indeksit të efiçencës, ku pos të përmendurve janë edhe Isaiah Ross (13) dhe Dardan Kapiti (13).

STATISTIKA: TOP-5 PERFORMUESIT

1. Jacob Calloway (Peja) - ind. 22;
2. Justin Davis (Peja) - ind. 17;
3. Kevin Bracy-Davis (Trepça) - ind. 15;
4. Drilon Hajrizi (Trepça) - ind. 14;
5. Jordy Tshimanga (Trepça) - ind. 14.


 
Të gjitha lajmet nga Superkupa e Kosovës