FIBA EUROPE CUP: PR - CHERKASKI
Fitore në ndeshjen e parë!
17 October, 2018 @21:52
Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e parë të sezonit të ri në FIBA Europe Cup skuadra e Prishtinës.
Nën drejtimin e Dardan Berishës, i cili sonte ishte më i miri te kryeqytetasit, Prishtina arriti ta mposhtë skuadrën ukrainase të Cherkaski Mavpyt me rezultat 92-82. Ndeshja në përgjithësi ishte mjaft e ngushtë, me të dyja skuadrat që zhvilluan luftë të fortë, mirëpo në epërsi të lehtë vazhdimisht ishte skuadra e Prishtinës, e cila nuk u dorëzua deri në fund dhe ndeshjen e mbylli me fitore.
Më të dalluarit te Prishtina sonte ishin Dardan Berisha me 26 pikë, 3 asistime e 3 kërcime dhe Demario Mayfield me 19 pikë, 9 kërcime, 3 vjedhje të topit, 1 bllokadë e 1 asistim, ndërsa te Cherkaski u veçua Brandon Young me 21 pikë, 4 asistime, 2 vjedhje të topit e 2 kërcime.
Në ndeshjen tjetër të grupit E, skuadra daneze e Bakken Bears ka shënuar fitore me rezultat 100-64 ndaj skuadrës së Steaua Bucurestit, për të qenë kështu lidere aktuale e grupit.
Sa i përket ndeshjes së ardhshme në FIBA Europe Cup, Prishtina atë e zhvillon si mysafire e Steauas më 24 tetor.
GRUPI E
1 | BAKKEN BEARS | 1 NDESHJE | 2 PIKË | |
2 | PRISHTINA | 1 NDESHJE | 2 PIKË | |
3 | CHERKASKI MAVPY | 1 NDESHJE | 1 PIKË | |
4 | STEAUA BUCURESTI | 1 NDESHJE | 1 PIKË |