MICHAEL MARTIN
Na duhet kohë
17 October, 2018 @14:45
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Bashkimit këtë stinor, Michael Martin, në deklaratën e tij pas humbjes nga Beroe mbrëmë ka thënë se ekipit portokallezi i duhet kohë ende për tu përmirësuar.
Ai ka thënë se në pjesë të parë janë paraqitur tejet mirë, derisa në të dytën lodhja ka ndikuar në rezultat.
“Ishim aty në pjesë të parë. Treguam luftë për çdo top dhe nuk i lejuam të krijojnë distancë në rezultat. Por, në pjesë të dytë si duket u lodhëm dhe kjo ndikoi drejt në lojën tonë. Na duhet kohë edhe pak për të arritur lojën tonë,” ka thënë ai për faqen zyrtare të ligës ballkanike.
Martin shënoi 17 pikë dhe 6 asistime në këtë ndeshje, duke qenë lojtari i dytë më efikas i ekipit në lojë.
Dueli i radhës për Bashkimin në BIBL është ai me Teutën, që luhet në mesjavën tjetër.