WARRIORS - THUNDER
Kampioni vazhdoi aty ku mbeti!
17 October, 2018 @10:53
Kampioni aktual i NBA-së, Golden State Warriors, në ndeshjen hapëse të stinorit 2018/19, e mposhti Oklahoma City Thunderin me rezultat 108-100.
Në fillim të ndeshjes, u bë ceremonia e unazave dhe e kupës për skuadrën kampione, e më pas vazhdoi ndeshja.
Skuadra mysafire Oklahoma, edhepse luajti pa yllin Russell Westbrook, tregoi një lojë shumë të mirë deri në fund të ndeshjes por nuk mjaftoi për ta mposhtur skuadrën e trajnerit Steve Kerr.
Në anën tjetër te Golden State, ylli Stephen Curry ishte shumë afër shifrave magjike triple-double. Ai luajti me 32 pikë, 9 asistime e 8 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Kevin Durant me 27 pikë, 8 kërcime e 6 asistime të tjera.
Warriorsat në ndeshjen e dytë do të luajnë kundër Utah Jazz, ndërsa Oklahoma kundër Los Angeles Clippers.