GRAN CANARIA - BARCELONA
Gran Canaria arrin fitoren e parë në histori të Euroligës
16 October, 2018 @23:32
Skuadra spanjolle, Gran Canaria fitoren e parë në histori të Euroligës e bëri ndaj rivalit spanjoll Barcelonës duke e mposhtur me rezultat 87-86.
Entuziazmi i madh në çerekun e katërt i ndihmoi vendasit duke e fituar këtë çerek me rezulatat 23-17, pasi që gjatë gjithë ndeshjes Barcelona ishte një nuancë më e mirë.
Te Gran Canaria, katër lojtar shënuan pikë dyshifrore. Christopher Evans 19, Clevin Hannah 14, DJ Strawberry dhe Kim Tillie me 13 pikë, derisa te Barcelona tre lojtarë shënuan pikë dyshifrore. Kyle Kuric 24, Ante Tomic 18 dhe Kevin Pangos me 11 pikë ishin më të dalluarit.
Derisa debutuesi arrin fitoren e parë dhe historike për klubin, Barcelona mbetet pa fitore edhe pas dy xhirove në Euroleague.
Në xhiron e tretë, Gran Canaria përballet me Panathinaikosin, kurse Barcelona me Bayern Munchenin.