LIGA E FEMRAVE
Edhe Penza me dy përforcime amerikane
16 October, 2018 @11:17
Skuadra pejane, Penza, është bërë skuadra e dytë në Superligën e femrave në basketboll që i ka forcuar radhët e veta me basketbolliste të huaja.
Në njoftimin e publikuar nga klubi pejan, është bërë e ditur se është arritur marrëveshja me dy basketbollistet amerikane, Jasemine Kearse dhe Geoquasha Brown.
Kearse luan në pozitën e pllejmekeres dhe është 168 centimetra e gjatë, kurse Brown me 188 centimetrat e saja do të jetë shtylla në trapezin e pejaneve.
Dyshja pritet të jetë e gatshme për ndeshjen e fundjavës kundër Prishtinës.
Sikurse Penza, me basketbolliste të huaja më parë është përforcuar edhe skuadra kampione e Bashkimit, e cila në radhët e saja ka dyshen amerikane Danisha Shaw dhe Mari Stewart.