TEAM OF THE WEEK 4
TOP 5-shja e javës në Superligë (IV)
15 October, 2018 @21:22
Pas ndeshjeve të xhiros së katërt të Superligës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen më të mirë për të bërë ekipin e javës.
TOP 5-shja përbëhet nga: Cole (KB Prizreni), Kadusha (Borea), Berisha (Prishtina), Minnis (Rahoveci) dhe Azemi (Trepça).
Elliott Cole ka qenë njeriu që thuajse i vetëm ka rrënuar Yllin, për fitoren e tretë të Prizrenit, duke shënuar rekord pikë këtë stinor në Superligë, 42.
Ndër më meritorët për fitoren e parë të stinorit të Boreas, Blendi Kadusha me 39 minuta, 31 pikë, 7 kërcime e 5 asistime.
DeShon Minnis pa pushim 40 minuta me 20 pikë e 12 asistime për fitoren e minutës së fundit të vreshtarëve dhe ruajtjen e pamposhtshmërisë në Superligë.
Besnik Azemi ka bërë gjithçka për ekipin e tij përkundër se u mposhtën në fund. 30 pikë, 12 kërcime të pamjaftueshme për fitore, por performanca e tij e sjell në 5-shen e javës.
Dardan Berisha ka shënuar 21 pikë, 4 asistime dhe 5 kërcime në fitoren e ekipit të tij ndaj Bashkimit. Ka regjistruar edhe 5 topa të rrëmbyer në këtë takim.