KRUNOSLAV KRAJNOVIC
Mbrojtja agresive na shkaktoi telashe
17 October, 2018 @11:01
Trajneri i Bashkimit, Krunoslav Krajnovic, në deklaratën e tij pas ndeshjes ndaj Beroes mbrëmë ka thënë se mbrojtja agresive e kundërshtarit i shkaktoi telashe ekipit të tij, që u mposht në përballjen hapëse të stinorit 2018/19 në BIBL.
Sidoqoftë, ai konsideron se Bashkimi ka luajtur më mirë në këtë përballje sesa në atë të kaluar ndaj Prishtinës, ku u mposhtën gjithashtu thellë.
“Mendoj se luajtëm më mirë se në ndeshjen e kaluar. Beroe është ekip shumë i fortë dhe me përvojë. Ata luajtën mbrojtje agresive, që na shkaktoi telashe. Në përgjithësi jam i lumtur që ekipi luajti më mirë në këtë ndeshje sesa në atë ndaj Prishtinës,” kanë qenë fjalët e trajnerit kroat të Bashkimit.
Bashkimi ka hapur stinorin në BIBL me humbje mbrëmë. Ekipi prizrenas, që është nënkampion aktual në BIBL është mposhtur thellë nga Beroe e Stara Zagorës së Bullgarisë, 77-107.
Në xhiron e radhës në BIBL, Bashkimi do të jetë mysafir i Teutës së Durrësit më 23 tetor.